Zveçani, Leposaviqi e Ranillugu janë komunat me daljen më të madhe të votuesve
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 12:49
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare të dielën.
Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 166.130 qytetarë, që në përqindje është 8,48%.
Sa i përket pjesëmarrjes, komunat me shumicë serbe prijnë.
Në Zveçan të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 1705 qytetarë, ose 24,44%.
Në Leposaviq votuan 2955 qytetarë, ose 23,32%, kurse në Ranillug kanë votuar 940 qytetarë, ose 19,22%. /Zëri
