Voton Osmani: Shpresoj që ky proces të kontribuojë që Kosova të dalë nga kriza institucionale

Voton Osmani: Shpresoj që ky proces të kontribuojë që Kosova të dalë nga kriza institucionale

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 09:56

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.

Ajo votoi në qendrën e votimit në SHFMU “Shkëndija” në Hajvali dhe ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ajo uroi një proces zgjedhor të rregullt, duke thënë se shpreson që këto zgjedhje të kontribuojnë në krijimin e institucioneve vendore.

“Shpresoj shumë që sa më shumë qytetarë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demorkatike në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre në këtë proces kaq jetik për vendin tonë”, u shpreh Osmani./Zëri