Voton Bedri Hamza, u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 10:25
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka hedhur votën e tij.
Ai ishte i shoqëruar nga familja e tij dhe bëri thirrje për të gjithë qytetarët e vendit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
“I ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, në mënyrë të qetë dhe demokratike.Ditë e bukur sot për të votuar, sepse kështu vendosim për katër vitet e ardhshme”, theksoi kreu i PDK-së. /Zëri