Haxhiu pas votimit:Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Haxhiu pas votimit:Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Zgjedhjet 2026 June 07, 2026 - 10:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka votuar në shkollën “Meto Bajraktari” në kryeqytet.

Haxhiu ka ftuar qytetarët që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, shkruan Zeri.info.

Ajo u shpreh se sa më e lartë pjesëmarrja e qytetarëve në votime, aq më e fortë demokracia.

“Unë ftoj të gjithë qytetarët që në këtë ditë të dëshmojnë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin”, u shpreh Haxhiu. /Zëri