Rama qytetarëve: Votoni mençur për të ardhmen e vendit tonë
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 11:18
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka hedhur votën e tij.
Rama u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre, shkruan Zeri.info.
“Demokracia nuk është diçka që nuk na ka pikë prej qiellit, është një proces që është fitu me gjak dhe me sfida të ndryshme dhe nuk duhet me trajtu si të mirëqenë. Sot është dita ku secili qytetarë duhet me shfrytëzu të drejtën, fuqinë e vet për me votu, për një shtet demokratik”, tha ai.
Kreu i Prishtinës tha se shpreson që këto të jenë zgjedhjet e fundit dhe Kosova të dalë nga kriza institucionale. /Zëri