Gruaja dhe djali i Thaçit votojnë bashkë në Prishtinë
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 14:14
Lumnije Thaçi, gruaja e ish-presidentit Hashim Thaçi, bashkë me djalin Endritin, kanë kryer obligimin qytetar.
Të dy kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Edhe këtë vit Endriti bashkë me nënën votojnë pa prezencën e babait, i cili gjendet në paraburgim në Hagë tash e sa vjet.