Mbi 12 mijë vota mori deri tash djali i Jakup Krasniqit

Mbi 12 mijë vota mori deri tash djali i Jakup Krasniqit

Zgjedhjet 2026 June 10, 2026 - 11:35

Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të përditësuara, deri tani janë numëruar 58,61% të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në mesin e emrave që ishin në garë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ishte edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi i cili po mbahet prej vitesh në Hagë.

Krasniqi nga votat e numërura deri tani renditet i 14-ti në listën e më të votuarve në PDK, duke grumbulluar deri tani 12 mijë e 642 vota.

Image