Zgjedhjet e 7 Qershorit: Gratë e fuqishme, më shumë vota
Foto: Laura Hasani

Zgjedhjet e 7 Qershorit: Gratë e fuqishme, më shumë vota

Zgjedhjet 2026 June 11, 2026 - 21:16

Garën e patën të njëjtë, por performanca nuk doli të jetë e tillë.

Në betejën politike të 7 qershorit, në 20-shën e partive pati më pak gra që u votuan.

Tek Vetëvendosje, nga numri janë katër kandidate për deputete, ku prin U.d presidentja, Albulena Haxhiu, e cila ka mbi 100 mijë “kokrra” elektorale, që pasohet nga Donika Gërvalla, Mimoza Kusari-Lila, Shqipe Mehmeti Selimi e Saranda Bogujevci.

Kaq gra ka edhe në patinë e dytë. Vlora Çitaku është e para nga gratë tek PDK, me mbi 35 mijë vota, e pas saj Sala Jashari, Ganimete Musliu, Besa Kabashi-Ramaj, e Blerta Deliu Kodra.

Veç një më shumë është në LDK, ku listës i priu Vjosa Osmani Sadriu, që kapi 72 mijë vota. E pas saj janë Doarsa Kica-Xhelili, Hykemte Bajrami, Janina Ymeri, Jehona Lushaku Sadriu e Albena Reshitaj.

Kurse, te Aleanca top 20-shja mbyllet me Time Kadriaj, Albana Bytyqi, Teuta Haxhiu, e Diellza Kukaj.

Për këtë radhitje, profesoresha universitare, Vjosa Hamiti-Sadriu thotë se sovrani është vetëdijesuar.

E për ato që siguruan ulësen, kjo ka një kërkesë.

Renditja deri në fund mund të ndryshojë, pasi po vazhdon evidentimi i votave të diasporës.