Numërimi i votave me postë drejt fundit, rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së
Foto: Laura Hasani

Numërimi i votave me postë drejt fundit, rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

Zgjedhjet 2026 June 17, 2026 - 08:02

Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar 96,41% e tyre.

KQZ-ja në përditësimin e fundit njofton se të procesuara janë 215 vendvotime, nga 223 sa janë gjithsej.

Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72,97%, duke siguruar edhe mandatin e 53-të.

Pas LVV-së, renditet LDK-ja me 12.01%, PDK-ja me 8,25% dhe AAK-ja me 4,15%.

Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.

Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981.