Kryeministrja e re serbe thyen akullin, takon për herë të parë kryeministrin e Kosovës (FOTO)

Aktuale August 26, 2017 - 20:22

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka takuar në Durrës Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Kryeministri ka publiku disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ku shihet të ketë biseduar veçmas edhe me kryeministren serbe.

Ky ishte takimi i parë i kryeministres së Serbisë me kryeministrin e Kosovës.

Postimi i plotë i Mustafës: 

Sot në Durrës me homologët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor diskutuam për bashkëpunimin rajonal në fushën e ekonomisë.

Kërkova që vendet e rajonit të eliminojnë barrierat e tregtisë, lëvizjes së lirë dhe energjisë.

Ambienti i zgjedhur nga Kryeministri Rama ishte i shkëlqyer.