Nga rrëshqitja e dheut humb jetën një i mitur në Kllodernicë të Skenderajt

Kronika November 06, 2016 - 20:05

Sot, rreth orës 16:00, si pasojë e shembjes së dheut, një 16-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Në momentin tragjik, viktima, së bashku me familjarë të tij, ishte duke mbushur rimorkion e traktorit.

Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Policia është në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/