Aksident i rëndë në Veternik (FOTO)

Kronika December 24, 2016 - 19:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në  Veternik – Prishtinë, ku një veturë e tipit “Golf 3” është përplasur në rrethojën ndarëse të rrugës, me që rast një pjesë e ndarëses me gjatësi prej mbi 10 metra ka depërtuar përmes xhamit mbrojtës dhe ka dal në pjesën e pasme, shkruan “zeri.info”.  

Siç mëson “Zëri”, nga ky aksident i tmerrshëm kanë mbet të lënduar 3 persona ku me se keqi e ka pësuar vozitësi i veturës. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në QKUK dhe tani për tani nuk ka informacione për gjendjen e tyre.

Sipas punëtoreve të pompës se benzinës para se cilës ka ndodhur aksidenti, vetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe por, gjithashtu kanë deklaruar se fajin e kanë edhe ministria e transportit pasi e ka lënë përgjysmë punën për heqjen e këtyre ndarëseve dhe gati çdo dit ndodhin aksidente në këtë vend. /ZERI/ 

 

Image

Image

Image

Image