Sulmohet portali Infokusi

Kronika December 24, 2016 - 20:00

 Të  gjitha llogaritë në Facebook, dhe e-mailet private, iu janë  sulmuar dhe marrë gazetarit Shkelzen Dakaj, botues i portalit infokusi.com, shkruan Gazeta Metro.

“Ngjarjen e kemi raportuar në Polici dhe në të gjitha autoritetet në Facebook, përfshirë  krimet kibernetike. Është e çuditshme se përveç rrjeteve sociale dhe llogarive private dhe publike është hakeruar edhe emaili zyrtar në gmail i portalit infokusi.com”, ka thënë Dakaj.

Këtë, botuesi Dakaj e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, duke e informuar edhe publikun se përkohesisht nuk i kanë në menaxhim llogaritë zyratre të portalit në Facebook.

Dakaj ka thënë se nuk ka pasur probleme të tilla më herët, përfshirë kërcënime, apo diçka të tillë.