Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Kronika December 28, 2016 - 22:22

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, në vendin e quajtur Vrakë, aty ku një personi me biçikletë u përplas nga mjeti tip Benz, duke i shkaktuar vdekjen.

Goditja ka qenë fatale për drejtuesin e biçikletës, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i shkaktarit të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 28.12.2016, rreth orës 21:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, vendi i quajtur Vrakë ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.