Morinë: Arrestohet kosovari i dyshuari si luftëtar i Shtetit Islamik

Kronika December 29, 2016 - 18:21

Agjentët e policisë kufitare në pikën e kalimit të Morinës kanë arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim për terrorizëm.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i arrestuari është 30-vjeçari Enos Begolli, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare, shkruan Top Channel.

Sipas burimeve, ai është dënuar në mungesë me 4 vjet burg pasi dyshohet se ka luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri.