Nesër bëhet obduksioni i 16 vjeçarit të vrarë sot në Prishtinë

Kronika September 16, 2017 - 20:38

Trupi i pajetë i 16 vjeçarit të vrarë sot në Prishtinë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu kryer obduksioni.

Trupi i tij është gjetur sot rreth roës 11:00 nga Policia e Kosovës, kurse dyshohet se u qëllua me katër plumba.

Obduskioni i trupit të ndjerit pritet të bëhet nesër.

Këtë e ka kofnrimuar për lajmi.net,  Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ai ka thënë se nesër do të kryehn ekzaminimet e nevojshem.

Aulon Zeka ka jetuar në “Kodrën e Trimave” afër shkollës Zenel Hajdini.