Vdes edhe një kosovar në Siri

Kronika September 26, 2017 - 20:49

Valon Çukovci, 28 vjeçar nga fshati Cërnillë i komunës së Ferizajt, i ishte bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik tri vjet më parë, ndërsa gjeti vdekjen të enjten e javës së kaluar.

Sipas Bedri Elezit, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare besohet se Çukovci në Siri edhe është martuar e ka fëmijë.

Ndërsa, para disa muajsh ka kërkuar të kthehet në Kosovë, me arsyetimin se po vuan nga shëndeti i ligë, por një gjë e tillë i është mohuar nga organizata për të cilën luftonte.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Njësitin Anti-terror në Policinë e Kosovës, por aty nuk kanë informacion zyrtar për vrasjen e Çukovcit.