Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

Kronika September 26, 2017 - 23:30

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ka qenë një telefonatë që rreth orës 22:25 ka dhënë alarmin në numrin e Emergjencave 112.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën “Bardhyl”, ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme, bën me dije Policia, që shton se po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./syri.net

Image