Gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë, varroset nesër

Gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë, varroset nesër

Kronika March 27, 2024 - 21:03

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e konfrontimit të armatosur mes dyja grupeve, ku u vranë dy persona e plagos një tjetër e po ashtu pati edhe të lënduar nga ky rast.

E vrarë mbeti edhe 48 vjeçarja Zejnije Gubetini-Gashi, e cila u godit nga plumbi në derë të shtëpisë.

E ndjera ishte kalimtare e rastit dhe s’kishe të bënte me konfliktin.

Ajo do të varroset nesër në orën 15:15 në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan), thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët akuzojnë personat e përfshirë në ngjarjen tragjike për vrasjen e më të dashurës së tyre.

Në ndërkohë, personat e përfshirë janë në arrati dhe po kërkohen nga shteti.