Arrestohet për mashtrim një person në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Arrestohet për mashtrim një person në Gjilan

Kronika March 29, 2024 - 13:24

Policia në Gjilan ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet për mashtrim.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se i njëjti duke mashtruar nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave që i kishte punësuar sipas marrëveshjes, raporton Zeri.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan më 28.03.2024, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin D.A. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën disa dokumente, disa stoli - bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, rasti nga prokurori i Shtetit është cilësuar ‘Mashtrim’’’, thuhet në njoftim. /Zëri