I humbur qe 11 ditë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Rexhep Kurtit nga Gjilani

I humbur qe 11 ditë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Rexhep Kurtit nga Gjilani

Kronika April 08, 2024 - 15:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjilan rezulton i humbur që nga data 29 mars.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e personit të humbur.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në Ligjin për publikimin e imazheve - fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë njoftim: Rexhep (Rrahman) Kurti, i lindur më 27.04.1955, me adresë banimi rr. ‘Haqif Tetova’ nr. 2 në Gjilan, i njëjti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit ose vendndodhjen e personit në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Image