Gjobë prej 500 euro ndaj ferizajasit, drejtonte veturën nën masën mbrojtëse
Foto: Laura Hasani

Gjobë prej 500 euro ndaj ferizajasit, drejtonte veturën nën masën mbrojtëse

Kronika April 09, 2024 - 17:47

Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H 26-vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij të tipit “Golf” me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur sot në rrugën "Ahmet Kaçiku" në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dher apelon shoferët që të kenë kujdes.

“ Apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnê automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image