Mërgimtari që vdiq në vendin e punës kishte nxjerr biletat për të ardhur për Bajram në Kosovë

Mërgimtari që vdiq në vendin e punës kishte nxjerr biletat për të ardhur për Bajram në Kosovë

Kronika April 09, 2024 - 19:14

Ishte në përfundim të orarit të punës, Shkelzen Kamaj nga Komuna e Deçanit ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Paris të Francës.

Derisa ishte duke punuar në ndërtim- aksidentalisht ka rënë nga një objekt disa metërsh.

Gazeta Insajderi mëson nga të afërmit se i ndjeri ishte duke jetuar rreth 15 vite jashtë Kosovës. Ai ishte duke punuar në një firmë ndërtimi që pronar kishte shqiptarë.

Kamaj kishte nxjerr biletat e udhëtimit së bashku me fëmijët e tij dhe bashkëshorten të kalonin festën e Fitër Bajramit në Kosovë. Por, fatkeqësisht një ditë para udhëtimit, humbi jetën.

Shkelzen Kamaj ishte nga fshati Strellc i Ulët i komunës së Deçanit.

Për vdekjen e tij, ka shkraur mbrëmë ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.

“Tragjikisht ka humbur jetën në Paris të Francës. Miku i familjes sonë që e deshtëm dhe na ka dashur si vëllëzër Shkelzen Kamaj nga Strellci i Ultë I Deçanit.!!Xen qofsh i xhehnetit vëlla.!! Ngushëllime familjes Kamaj, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Xenin.!! Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan ai.