Qarkullonin nëpër sheshe, Policia jep gjoba e konfiskon biçiklete, motoçikleta dhe trotinetë në Prishtinë

Qarkullonin nëpër sheshe, Policia jep gjoba e konfiskon biçiklete, motoçikleta dhe trotinetë në Prishtinë

Kronika April 09, 2024 - 21:00

Zyrtarët e stacionit policor të qendra në Prishtinë, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj) .

Policia njofton se gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj.

“Siguria rrugore është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. RESPEKTONI RREGULLAT , jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri