Sveçla publikon pamjet e veturës nën të cilën u gjet eksploziv në veri [Video]

Sveçla publikon pamjet e veturës nën të cilën u gjet eksploziv në veri [Video]

Kronika April 09, 2024 - 23:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga vetura në të cilët u gjet eksploziv në Leposaviq.

Sveçla tha se ky është një tentim tjetër i Serbisë për të kontrolluar përmes akteve të dhunës dhe terrorizmit tek serbët në veri, pasi sipas tij radhët e zërave kundërshtarë nga radhët e komunitetit serb në Kosovë po vazhdojnë të shtohen, transmeton Zeri.info.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses”.

“Zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”.

“Kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha. Tani, shteti ligjor është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim dhe llogaridhënie për shkelësit e ligjit”, ka shkruar Sveçla në videon e publikuar. /Zëri