Përfshihet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Kronika
April 17, 2024 - 23:46
Kuzhina e një lokali në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur në rrugën "Mbretëresha Teutë" rreth orës 20:30.
“Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja në njerëz”, ka konfirmuar ai.
Njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq rasti është iniciuar si “incident zjarri”.