Të shtëna armësh në një lokal në rrugën Ferizaj - Prishtinë, arrestohen dy persona

Të shtëna armësh në një lokal në rrugën Ferizaj - Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronika April 26, 2024 - 09:44

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se në një lokal në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Model, kal.9 mm”, si dhe njëmbëdhjetë fishekë dhe një predhë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, njofton Policia. /Zëri