Mosmarrëveshje rreth divorcit në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Mosmarrëveshje rreth divorcit në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika April 26, 2024 - 13:53

Një mosmarrëveshje rreth divorcit ka shkaktuar plagosjen e një personi sot në Dragash.

Atje 31-vjeçari ka plagosur ish-vjehrrin e tij  jashtë bjektit të gjykatës, i cili më pas është arrestuar, ka konfirmuar Policia për “Zërin”.

“Prizren, 26 prill 2024, Njësiti i Hetimeve të Sektorit Rajonal DRP Prizren më datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë armën, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se të njëjtët kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K.Q. (ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshjeje rreth procesit te divorcit në mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës. Viktimës i eshtë ofruar ndihma mjekësore në QKMF Dragash dhe më pas i njëjti dërgohet në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor”, thotë Policia në Prizren. /Zëri