Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë

Kronika April 26, 2024 - 14:59

Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Fushë-Kosovë.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania”, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 10:30, Policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën ‘Dardania’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç, është pa shenja jete”, ka konfirmuar për “Zërin” Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës. /Zëri