Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë
Foto: Laura Hasani

Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person dërgohet në gjendje të rëndë në Emergjencë

Kronika April 29, 2024 - 23:32

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.

Këtë e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Pacienti është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetë”, tha Syla.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar. /express