Gjenden 374 fishekë në një stallë bagëtish në Zubin Potok
Foto: Ilustrim

Gjenden 374 fishekë në një stallë bagëtish në Zubin Potok

Kronika July 08, 2026 - 09:28

Policia e Kosovës ka sekuestruar 374 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilët janë gjetur në një stallë bagëtish në fshatin Bube të Zubin Potokut.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 7 korrik, rreth orës 16:30.

Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 374 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë hetimore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./ Zëri