Një person i maskuar në Rahovec tenton të grabisë para nga tre burra, qëllon në drejtim të veturës së tyre
Kronika
August 03, 2026 - 10:10
Një rast i rëndë është raportuar më 02.08.2026, rreth orës 19:10, në Rahovec.
Tre burra kanë deklaruar në Polici se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, kanë vërejtur një pengesë në rrugë dhe kanë dalë nga vetura për ta larguar atë.
Me të dalë një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.
“Viktimat kanë refuzuar dhe kanë hyrë në veturë dhe pasi kanë filluar lëvizjen, në drejtim të veturës së tyre i dyshuari ka shtënë me armë, ku e ka qëlluar veturën (rrotën e pasme)”, theksojnë nga Policia.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. /Zëri