Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
Kronika
August 03, 2026 - 19:48
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.
Top Channel raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.
Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.