Roberto Carlos e monton shortin në Ligën e Kampionëve? (Video)
Sport
August 25, 2016 - 22:58
Sot është hedhur në Monaco shorti për grupet e Ligës së Kampionëve.
Si edhe tjera herë, në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video teksa dyshohet se shorti mund të jetë i manipuluar.
Roberto Carlos shihet se si gjatë tërheqjes së shortit merr një top në duar dhe më pas e rikthen atë në vazo, transmeton Telegrafi.
Se a është manipuluar sërish shorti i ligës prestigjioze evropiane për klube nuk dihet, por kujtojmë se ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kohë më parë kishte thënë se gjatë tërheqjes së shortit përdorën topa të nxehta për të manipuluar shortin.
Roberto Carlos cambia la bola en el sorteo de Champions. BOLAS CALIENTES?? https://t.co/4HhyEuFpM3
— ⚽ALL ABOUT FOOTBALL⚽ (@footballfans_00) August 25, 2016