Ja si e festuan ‘Stupcat’ debutimin e Kosovës (Video)

Sport September 06, 2016 - 00:12

“Stupcat”, i janë gëzuar tej mase debutimit të Kosovës në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018, përcjell “Zeri.info”.

Në një video të cilën aktori Vedat Bajrami e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, shihet festa e madhe e “Stupcave” dhe miqve të tyre, pas barazimit me Finlandën.

Në këtë mbishkrim, aktori Bajrami ka falënderuar djemtë e përfaqësueses së Kosovës, raporton “Zeri.nfo”.

“Falemnderit Kosovë”, është mbishkrimi i videos të postuar nga Vedat Bajrami.