Legia shkarkon Besnik Hasin (Foto)

Sport September 18, 2016 - 21:50

Legia Warszawa e ka shkarkuar nga posti i trajnerit Besnik Hasin, transmeton “Zeri.info”.

Trajneri kosovar nuk pati rezultate në kampionatin polak, por mirë nuk e nisi as në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, me Hasnin, Legia ka shkuar në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh pritje.

“Besnik Hasi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Legia Warsaws. Që nga e hëna postin e tij përkohësisht do ta merr asistenti i tij, Aleksandar Vukoviq”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit, përcjell "Zeri.info".

Legia ka humbur sot nga Zeglibie në shtëpi me rezultat 2:3, pas së cilës erdhi edhe shkarkimi i Hasit. Ky i fundit e la Legian në vendin e 14 në Kampionatin polak me vetëm 9 pikë prej 9 ndeshjeve të zhvilluara. /Zeri.info/

Image