Reali i Zidanit thyen një rekord të madh (Video)

Sport September 18, 2016 - 23:05

Zinedine Zidane është duke thyer rekord pas rekordi në stolin e ‘Los Blancos’

Me fitoren ndaj Espanyol (2:0), Real Madridi i Zizu theu rekordin e vitit 1961 të Real Madridit të Miguel Muñoz.

Reali i Munoz kishte 15 fitore me radhë, derisa Reali i Zidane tashmë ka bërë 16 fitore me radhë në La Liga (llogaritur këtu edhe fitoret e sezonit të kaluar), përcjell Gazeta Express.

Reali i Zidane gjithashtu barazoi rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolës, prej 16 fitoreve radhazi në La Liga, të cilën do të tentojë ta thyejë të mërkurën mbrëma. /Express/