Fiorentina dhe Milan ndajnë pikët (Video)

Sport September 25, 2016 - 22:58

Fiorentina dhe Milan kanë barazuar pa gola

Ndeshja derbi e javës së gjashtë në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Milanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Vendësit kanë pasur mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi, por portieri Donnarumma e më pas shtylla pingule priten gjuajtjen e Ilicicit nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Milan ngritët në vendin e gjashtë me 10 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e 11’ me tetë pikë. /Express/