Caçiq: Ndeshje e vështirë ndaj Kosovës

Sport October 05, 2016 - 19:27

Trajneri i Kroacisë, Ante Caçiq, ka parashikuar ndeshje të vështirë ndaj Kosovës, duke thënë se Kosova, është e motivuar për këtë takim. Shkruan Zëri

“Nesër është ndeshje shumë e vështirë. Është e vërtet që jemi favoritë mirëpo duhet ta arsyetojmë këtë. Kosova është shumë e motivuar. Ka zhvilluar një ndeshje të mirë me Finlandën.

Kosova ka funksionuar shumë mirë si ekip me Finlandën. Ka kualitet shumë të mirë. Me shumë cilësi. Në veçanti sulmuesit.

Nesër pres një ndeshje shumë të fortë. Siç tha kapiteni duhet që të mbledhim sa më shumë pasi që caku jon është kualifikimi jonë për Rusi”, u shpreh Caçiq.