Gazetarët largohen pas 15 minutash nga stërvitjet e Kroacisë a e dini pse?

Sport October 05, 2016 - 20:09

Përfaqësuesja e Kroacisë është duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Loro Boriçi” para ndeshjes me Kosovën, të cilën e zhvillon të enjten shkruan Zëri.

Në grumbullimin në impiantin në Shkodër, është parë një interesim i kënaqshëm i mediave.

Por, gazetarët është dashur të largohen nga stadiumi pas 15 minutash, pasi që ushtrimet janë paraparë të mbahen me dyer të mbyllura.