Allegri befason me deklaratën pas barazimit

Sport November 02, 2016 - 23:40

Massimiliano Allegri ka thënë se është i zhgënjyer me barazimin kundër Lyonit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha se është i zhgënjyer që lejuan Lyonin që të shënonte golin e barazimit 1:1.

Por, ai insiston se ata janë shumë pranë arritjes së qëllimit, kualifikimin në fazën tjetër.

“Jam shumë i zhgënjyer që lejuam Lyonin të shënonte aq vonë. Por, gjëja pozitive është se ne jemi afër qëllimit tonë për tu kualifikuar, pasi jeni në pozitë të mirë”, tha Allegri gjatë konferencës për media.