Veseli viziton stadiumin e Budapestit, kësi stadiumi pritet të ndërtohet në Kosovë

Sport November 04, 2016 - 20:14

Kryekuvendari, Kadri Veseli së bashku me Ambasadoren e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqin, ka vizituar sot stadiumin “Groupama Arena” në Budapest.

Modeli i këtij stadiumit pritet që të ndërtohet së shpejti në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Gjatë qëndrimit në këtë stadium, Veseli, tha se se së shpejti Kosova dhe Hungaria do bëjnë një marrëveshje për të financuar ndërtimin e kësi lloj stadiumi për përfaqësuesen e Kosovës.

“Stadiumi i përfaqësueses së Kosovës do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt, sapo ta përmbyllim marrëveshjen me shtetin hungarez, i cili do të na mundësojë një kredi me interes shumë të ulët për ndërtimin e stadiumit të përfaqësues tonë në futboll. Të rinjtë tanë e meritojnë një stadium të tillë dinjitoz dhe me standardet më të larta të kërkuara nga UEFA. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ky projekt të nisë të realizohet shumë shpejt”, u shpreh Veseli.

Ndërtimi i një stadiumi të tillë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll pritet të kushtojnë rreth 50 milionë euro dhe pritet të përfundoj për më pak se dy vjet.