Guardiola fajëson futbollistët pas barazimit

Sport November 05, 2016 - 21:39

Pep Guradiola ndihet i nervozuar që skuadra e tij lëshoi pikë në takimin e sotëm ndaj Middlesbrough.

Trajneri spanjoll ia kë lënë fajin skuadrës së tij, pasi sipas tij kanë mundur shumë më herët të mbyllin ndeshjen duke shënuar edhe një gol tjetër.

“Ne kemi mundur të mbyllim lojën me një gol të dytë apo të tretë dhe ne e bëmë këtë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Ne krijuam gjashtë apo shtatë raste të pastra për gol dhe nuk shënuam”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, City është duke përjetuar një formë të dobët në Ligën Premier, pasi kanë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.