ZYRTARE: Cameron Rundles nënshkruan me Pejën (VIDEO)

Sport November 22, 2016 - 22:13

KB Peja ka nënshkruar me lojtarin amerikan Cameron Rundles, njofton uebfaqja zyrtare e klubit pejan.

Rundles, i cili luan në pozitën e organizatorit karrierën e ka filluar në ekipet Montana dhe Wofford.

Karrierën profesionale e ka vazhduar në Evropë ku në sezonin 2013/14 ishte pjesë e ekipit Jekabpils në Superligën e Letonisë, e cila luante edhe në Baltic Basketball League.

Në sezonin 2014/15 luajti në Cherkaski Monkeys në Ukrainë për të vazhduar në sezonin 2015/16 në ekipin hungarez Falco KC.

Në Falco FC, Rundles luajti edhe në FIBA Europe Cup, ku ka pasur një mesatare prej 15 pikësh, 5 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje. /Zëri/