Interi eliminohet nga Europa League (Video)

Sport November 24, 2016 - 21:18

Interi është eliminuar edhe matematikisht nga Europa league pasi ka pësuar humbje 3:2 nga Hapoel Beer Sheva

Interit nuk i kryen punë as trajneri i ri, pasi është eliminuar nga Europa League duke u mposhtur 3:2 nga Hapoel Beer Sheva, shkruan Express.

Inter ishte duke fituar 2:0 pas 45 minutave të para, por në pjesën e dytë, skuadra e Hapoel Beer Sheva përmbysi gjithçka duke triumfuar në fund 3:2.

Gjithçka u keqësua për ekipin italian kur portieri Samir Handanovic, la në lloç skuadrën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69’të, duke shkaktuar penallti, ku nga pika e bardhë nuk gaboi Anthony Nwakaeme, i cili shënoi për rezultatin 2:2, para se Ben Sahar të shënojë golin e fitores në minutën e 94’. Derisa përmbysja nisi në minutën e 58’të, me golin e Maranhao. Kurse golat për Interin i shënuan Icardi dhe Brozovic.

Pas kësaj humbjeje, Interi edhe matematikisht eliminohet nga Europa league, pasi ka grumbulluar vetëm 3 pikë, katër më pak se vendi i dytë dhe i tretë kur ka mbetur edhe një ndeshje në fazën e grupeve.


Hapoel Beer Sheva vs Inter Milan 3-2 All Goals... by HdGoal