Kondogbia vendos për të ardhmen

Sport November 25, 2016 - 20:17

Kondogbia i ka thënë JO Olympique de Marseille

Mesfushori francez, Geoffrey Kondogbia, ka ndërruar mendje. Ai po kalonte një sezon tejet të vështirë te Inter, por duket se gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Stefano Piolit, shkruan Express.

Mesfushori francez po e mendonte largimin nga Milano, por duket se Stefano Pioli e ka shtyrë atë të ndërrojë mendje. Sipas mediave italiane, Olympique de Marseille e dëshironte lojtarin për afatin kalimtar të janarit, por 23 vjeçari dëshiron të fitojë një vend në formacionin e Piolit.

Mediat italiane shkruajnë se nëse Kondogbia nuk fiton shumë minuta me Piolin, atëherë do ta konsiderojë largimin gjatë verës, por vetëm për një skuadër nga Premierliga. /Express/