Inter fiton derbin kundër Fiorentinës (Video)

Sport November 28, 2016 - 23:05

Inter ka mposhtur Fiorentinan me rezultat 4:2, duke fituar derbin e kësaj xhiroje në Serie A

Inter u është kthyer fitoreve në Serie A, pasi ka mposhtur Fiorentinan në derbin e kësaj xhiroje me rezultat 4:2.

Inter e nisi shumë mirë ndeshjen, ku brenda 18 minutave shënoi tre gola me anë të Brozovic, Candreva dhe Icardi.

Mysafirët nuk u dorëzuan të cilët shënuan fillimisht me Kalinic dhe më pas me 10 lojtarë me anë të Ilicici, pasi nga loja me të kuq ishte ndëshkuar Rodriguez.

Kur Fiorentina po sulmonte për golin e barazimit, në skenë doli sërish Icardi, i cili shënoi golin e katërt dhe të dytin në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Inter ngritët në vendin e tetë me 21 pikë, një më shumë se Fiorentina në vendin e nëntë. /Express/