Arsenal deklason Baselin, Graniti mposht sërish Taulantin

Sport December 06, 2016 - 23:14

Arsenal ka shënuar fitore të thellë kundër Baselit 1:4, për të përfunduar si lider të Grupit A

Arsenal ka treguar forcën e saj kundër Baselit, skuadër të cilën e ka mposhtur 1:4, për të përfunduar si lider i Grupit A me 14 pikë.

Lucas Pers në këtë ndeshje shëno het trik, ndërsa golin e fundit e shënoi Iwobi.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajtën edhe dy vëllezërit Xhaka, Taulanti për Baselin dhe Graniti për Arsenalin, ku për herë të tretë fitues doli ky i fundit.

Pas kësaj fitoreje Arsenal ngritët në vendin e parë me 14 pikë, PSG bie në vendin e dytë me 12 pikë, pasi u mposht nga Ludogorets, që siguroi vendin e tretë dhe kualifikimin në Europa League. /Express/