Ja çfarë posti do Aziz Salihu!

Sport December 07, 2016 - 23:23

Aziz Salihu, ish-boksieri i mirënjohur dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, kërkon një pozitë nëse e shohin të nevojshme në Federatën e Boksit të Kosovës. Ai është kryetar i klubit të boksit Prishtina. 

‘Zizi’ është i gatshëm që të marrë ndonjë detyrë te re, por e pranon se nuk ka qenë në gjendje t’i futet garës për kryetar.

“Nëse i duhem federatës si drejtor apo si selektor, jam këtu. Duhet të punohet me boksierë dhe të ngremë lartë cilësinë. Mund iu them si në gjuhën e popullit: Bujrum!”, tha Salihu për Bota sot.

Legjenda e boksit që gjatë verës ka pasur telashe shëndetësore, ngase e kishte të dëmtuar pankreasin, tash është shumë mirë dhe po planifikon të organizojë së shpejti edhe ndonjë turne.