Mourinho “ngushëllon” Ranierin

Sport February 24, 2017 - 14:51

Shkarkimi i Claudio Ranierit nga detyra e trajnerit të Leicesterit e ka befasuar edhe homologun e tij te Manchester United, Jose Mourinho, njofton zeri.info.

Nëntë muaj më parë Leicester e fitoi titullin e kampionit të Anglisë, që ishte befasia e Evropës, ndërsa Ranieri shihej si një mbret. Gjërat ndryshuan shpejt, rezultatet sivjet ishin krejt ndryshe dhe italiani e humbi besimin e zyrtarëve të skuadrës.

Menjëherë pasuan reagime nga shumë njerëz të futbollit, të gjithë në përkrahje të tij, e në mesin e tyre edhe portugezi Mourinho. “Kampioni i Anglisë dhe trajneri i vitit në FIFA është shkarkuar. Ky është futbolli i ri Claudio. Vazhdo të qeshësh miku im. Askush nuk mund ta shlyejë historinë që e ke shkruar”, kanë qenë fjalët e portugezit./Zëri/